I emëruari special për dialogun Kosovë-Serbi Grenell, u del në mbrojtë komunitetit LGBT

Richard Grenell, i emëruari special për dialogun Kosovë-Serbi nga Donald Trump, ka bërë një deklaratë të ashpër në mbrojtjen e të drejtave të komunitetit LGBT.

Ai ka thënë se në Kombet e Bashkuara, 69 vende kanë kriminalizuar homeseksualitetin.

“Askush nuk duhet të futet në burg (ose të vritet) pse është homoseksual. Kjo nuk ka të bëjë me imponimin e tolerancës, ka të bëjë me të drejtat themelore të njeriut”