Vrasje

I dyshuari për vrasje të rëndë në Deçan mbetet në paraburgim

Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka lënë në fuqi masën e paraburgimi prej një muaji ndaj të pandehurit Shaban.Gogaj.

Në këtë mënyrë, kjo gjykatë e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e avokatit mbrojtës kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Pejë , të datës 25.09.2018.

Sh.G. është i dyshuar për veprën penale” Vrasje e rëndë” nga neni 179, paragrafi 1, nënparagrafi 1.5  i Kodit Penal të Republikës së Kosovës si dhe “Mbajte në pronësi, kontroll, posedim të pa autorizuar të armëve nga neni 374 i këtij kodi.

Gjykata e Apelit, gjen se gjykata e shkallës se parë, ka dhënë arsye të mjaftueshme, mbi bazën ligjore për të cilën ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tij, konform dispozitave te nenit 187 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës se Kosovës.