Tajlandë

I dyshuari për sulmin në Tajlandë e ka vrarë veten

I dyshuari për sulmin në një qendër ditore në Tajlandë ku mbetën të vrarë të paktën 31 persona u gjet i vdekur.

Mediat raportojnë se i armatosuri njëherësh një ish-oficer ka qëlluar vetën, derisa thuhet se ai gjithashtu ka vrarë gruan dhe fëmijët.

Sipas raportimeve thuhet se në mesin e viktimave janë 23 fëmijë.

Policia tajlandeze më herët në faqen e saj në Facebook e kishte identifikuar autorin si një 34-vjeçar Panya Kamrab.

Ata thanë se ai kishte ikur nga qendra e kujdesit ditor me një kamionçinë të bardhë.

Sulmuesi, Panya Kamrab, u shkarkua nga forca vitin e kaluar.