Një refugjat 18-vjeçar rus me origjinë çeçene është identifikuar si i dyshuari për prerjen e kokës të së premtes në një mësues shkollë në një periferi të Parisit, thanë sot autoritetet franceze.

Sulmuesi i dyshuar, Abdoullakh Abouyezidovitch , u qëllua për vdekje nga policia të Premten pasdite në Éragny, e njëjta zonë ku u gjet trupi i  Samuel Paty, profesori 47-vjeçar i historisë dhe gjeografisë në College du Bois d’Aulne.

Njerëzit qëndrojnë pranë luleve të vendosura në hyrje të shkollës në Conflans-Sainte-Honorine.
Sipas prokurorit kombëtar anti-terrorist të Francës, Jean-François Ricard, sulmuesi iu afrua studentëve jashtë shkollës, në periferi të Parisit duke u kërkuar atyre të tregonin më shumë rreth mësuesit, Samuel Paty.
Paty u sulmua gjatë rrugës për në shtëpi, sipas prokurorit Ricard.
I dyshuari Abouyezidovitch, i cili nuk ishte i njohur për shërbimet e inteligjencës, ishte një banor i Evreux, një qytet jashtë Parisit , pak më shumë se një orë me makinë nga vendi ku e kreu sulmin.

18 vjeçari e mori përgjegjësinë për sulmin në rrjetin social, Twitter.

Ministri francez i Arsimit Jean Michel Blanquer tha sot se Paty u vra “për mësimin e një lënde që kishte të bënte me një nga shtyllat e demokracisë, lirinë e shprehjes”.
“Samuel Paty u vra nga armiqtë e lirisë. Ne do të jemi të bashkuar dhe të vendosur,” shkroi ministri i arsimit francez  Blanquer në Twitter.