I dyshuari për krime lufte mbetet në paraburgim

Gjykata e Apelit, e ka refuzuar si të pa bazuar, ankesën e mbrojtësit të pandehurit R.Sh., kundër vendimit mbi caktimin e paraburgimit prej një muaji.

Aktvendimi i datës 24 maj, i nxjerrë nga Gjykata Themelore në Prizren, sipas të cilit kjo masë do t’i zgjasë deri më 23 qershor 2019, mbetet në fuqi.

Personi po dyshohet se ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile” nga neni 142 lidhur me nenin 22 të ish ligjit penal jugosllav.

Gjykata e Apelit, ashtu sikurse gjykata e shkalles së parë, vlerëson se ka bazë të mjaftueshme ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij, në përputhje më dispozitat e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, ngase ekziston rreziku se mund të ik, apo arratiset për t’iu shmangur përgjegjësisë penale.