I dyshuari me probleme psikike rrah nënen e tij

Një person ka rrahur nënen e tij, gjatë ditës së djeshme rreth orës 13:00 në fshatin Arllat të Gllogocit, njofton Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës e ka arrestuar të dyshuarin i cili thuhet se ka probleme psikike, dhe e e ka dërguar në QKUK në klinkën e psikiatrisë, shkruan Ballkani.info.

Pas tretmanit mjekësor në këtë klinikë, i dyshuari me venim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Komunikata e Policisë:

DHUNË NË FAMILJE
Fshati Arllat, Gllogoc 11.09.2019-13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar me probleme psikike, i cili në shtëpinë e tij kishte ushtruar dhunë dhe kishte kanosur nënën e tij . I dyshuari pas arrestimit me autoambulancë është dërguar në QKUK në klinikën e psikiatrisë, ku pas tretmanit mjekësor me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

loading…