Një person është duke u intervistuar për vrasjen e djeshme në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.

A.J u qëllua gjatë ditës së djeshme për vdekje në Prishtinë.

Menjëherë pas rastit Policia e Kosovës kishte filluar bastisjet për identifikimin e të dyshuarve.

Intervistimin e një personi në lidhje me vrasjen e djeshme, e kanë konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Në polici është duke u marrë në pyetje një person, 26 vjeçar i cili për momentin është i dyshuari kryesor për vrasjen e djeshme në Prishtinë”, ka thënë për Ballkani.info, zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

E në media u raportua se shkak i vrasjes ishte një konflikt që e kishte pasur viktima me familjen e gruas së tij, dhe se dyshohet se familjarët e saj e kanë kryer këtë vrasje.