Policia ka arrestuar një person gjatë ditës së djeshme, pasi që i njëjti gjatë dëshmisë në një seancë gjyqësore në Gjykatën Themelore në Prizren ka kanosur zyrtarin policor.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në qendrën e mbajtjes.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti gjatë dëshmisë në një seancë gjyqësore kishte kanosur viktimën zyrtarin policor në detyrë mashkull K/Shqiptar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raportin e Policisë.







