Një incident serioz ka ndodhur në kryeqytet të hënën rreth orës 16:10.

Siç njofton policia, një person ka arritur që të ikë nga stacioni Jugu.

Nga organet e rendit nuk është dhënë më shumë detaje rreth rastit, por bëhet e ditur se për këtë zhvillim është njoftuar edhe prokurori.

Rasti po cilësohet si “Arratisje e personit të privuar nga liria”.