I duhen edhe gjashtë mijë euro për mjekim,25- vjeçarit nga Ferizaj që vuan nga një sëmundje e rëndë

25-vjeçari Shukri Krasniqi, vuan nga një sëmundje e rëndë në kurriz dhe për këtë shkak, familjarët e tij kanë nevojë për ndihmën e qytetarëve.

Për shërimin e tij nevojiten edhe gjashtë mijë euro pasi paratë e tjera i kanë siguruar familjarët. Operacioni i tij në total kushton 70 mijë euro.

I riu është baba i dy fëmijëve.

Familja e tij iu ka bërë thirrje njerëzve të vullnetit të mirë të ndihmojnë me aq sa kanë mundësi.