I dorëhequri nga VV godet burrin e Albulena Haxhiut: Ata e pritën UÇK-në, ti pret budallak

Profesori universitar, Flamur Maloku, i cili muaj më parë ishte dorëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje, ka reaguar pas një deklarate të aktivistit të kësaj partie, Alban Krasniqi i cili i kishte quajtur injorantë qytetarët që kishin dalur për ta pritur Thaçin në Morinë.

Maloku ka thënë se Krasniqi nuk e dallon luftën me qeverisjen pas saj, derisa ia ka kujtuar atij se jo të gjithë qytetarët mendojnë me logjikën që mendon ai.

“Alban Krasniqi, ti nuk e dallon luftën me qeverisjen pas saj. Për pak pushtet ti e dëshiron shembjen e fundamentit të historisë sonë të re. Ti pushtetin e do para kombit. Por, njerëzit nuk mendojnë me logjikën tënde – e presin Thaçin, edhe pse nuk pajtohen me Thaçin sepse e pritën UÇK-në. Po ti, çfarë pret? Pak budallak e shumë lajme për ty!”, ka shkruar Maloku.