Moderatorja

I dhanë fund martesës, Rudina zbulon arsyen e ndarjes nga Aleksi

Moderatorja dhe aktorja Rudina Dembacaj ishte e ftuar pasditen e sotme në emisionin “Rudina”. Ajo ka zbuluar shumë detaje nga jeta personale duke folur për herë të parë për lidhjen e saj me Mark Frrokun, që nga njohja e deri te planet për martesë.

Po ashtu ajo ka folur dhe për ish-bashkëshortin, Aleksin, për të cilin shprehet se është baba i mrekullueshëm dhe që do ia dojë gjithmonë të mirën. Pas ndarjes dyshja mbetën miq dhe në këtë ka ndikuar kryesisht e vogla e tyre, Viktoria. “Ka një baba të mrekullueshëm, për mua do jetë gjithmonë babai i Viktorias dhe do i dua gjithmonë të mirën, siç e ndjej që e do dhe ai të mirën time. Jemi goxha miq”. është shprehur moderatorja.

Rudina ka zbuluar dhe arsyen e ndarjes nga ish partneri, duke treguar se ndaluan së funksionuari si cift dhe më pas të dy vendosën t’i jepnin fund martesës, gjithmonë duke ruajtur raporte të mira.