I ndaluar me autorizim të Prokurorisë Speciale, S.N., është liruar pas dhënies së dorëzanisë në vlerë prej 30 mijë euro.

Caktimin e masës së dorëzanisë ndaj të pandehurit S.N., e caktoi Gjykata Themelore, pas propozimit të Prokurorisë Speciale.

I pandehuri S.N., dyshohet për veprat penale “Prodhimi, përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge ose mjeteve, pajisjeve dhe materialit për narkotik” si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Klankosova.tv merr vesh se bëhet fjalë për rastin ku më 23 maj të vitit 2022 ishin kapur mbi 10 mijë fije marihuanë, të gatshme për tu shitur ilegalisht në treg.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçali, pati bërë të ditur se gjatë këtij aksioni të policisë, zyrtarët policorë dhe doganave ishin gjuajtur me armë zjarri.

Sveçla pati thënë se pas shkatërrimit të laboratorit në veri të vendit, përkatësisht në Izvor, vlera e drogës së konfiskuar që ishte shkatërruar ka rezultuar në vlerë prej 6 milionë euro, ndërsa vlera e pajisjeve 1.5 milion euro.