Një mashkull i komunitetit boshnjak ka njoftuar Policinë se dy persona kanë tentuar t’i hapin me forcë derën e shtëpisë.

“Pas një pune hetimore zhvilluar nga policia janë identifikuar dy të dyshuarit meshkuj K/Shqiptarë, njëri është në arrati, kurse tjetri  (i mitur) është identifikua dhe arrestuar”, thuhet në raportin policor.

Me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes në kohëzgjatje prej 24 orë.