VIDEO

I dërguari i SHBA: Jemi në momente kritike, Rusia po shkon drejt “pushtimit të pashmangshëm”

Sot në media është raportuar për një granatim që ka ndodhur në një kopsht fëmijësh në Ukrainë, vend ky i cili nuk ishte larg kufiri ku gjenden trupat ushtarake ruse.

Sipas CNBC, i dërguari i SHBA-së ka deklaruar për Kombet e Bashkuara se tashmë ka fakte të mjaftueshme tokësore se Rusia është duke ecur drejt “pushtimit të pashmangshëm”, transmeton lajmi.net.

Ata e kanë cilësuar këtë si një “moment kritik”, deri sa Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, është raportuar se ka ndryshuar agjendën e tij për të folur në një takim të Këshillit të Sigurimit sot.

Në anën tjetër, Rusia sot ka deklaruar se është duke larguar trupat nga kufiri pasi që nuk kanë për synim Ukrainën, por se SHBA-të kanë deklaruar se një veprim i tillë i rusëve nuk është parë ende.

Rusia ka deklaruar se do t’i duhet pak kohë deri në largimin e trupave, por kjo nuk e ka bindur ende SHBA-në dhe vendet e tjera të cilat kanë apeluar kundër një konflikti të mundshëm mes Rusisë dhe Ukrainës.