I dërgon mesazhe kërcënuese ish-bashkëshortes, arrestohet një qytetar nga Fushë Kosova

Është arrestuar një qytetar nga Fushë Kosova, pasi i njëjti i ka dërguar mesazhe kërcënuese ish-bashkëshortes.

Në raportin 24 orësh të policisë, i dyshuari i kishte dërguar mesazhe me përmbajtje kërcënuese ish-bashkëshortes së tij.

I dyshuari me vendim të prokurorit u dërgua në mbajtje.