I dehur rrah gruan e tij, policia gjen edhe drogë te mitrovicasi

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar i cili ka rrahur gruan e tij nën ndikimin e alkoolit.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:30, në fshatin Qerim të Mitrovicës.

Gjatë kontrollit te i dyshuari policia ka gjetur 1.48 gra substancë narkotike të llojit marihuanë.

I dyshuari është ndaluar me vendim të prokurorit.