I dehur rrah gruan, arrestohet nga Policia

Në Fushë Kosovë është arrestuar një mashkull, pasi që nën ndikim të alkoolit kishte sulmuar fizikisht bashkëshortën e tij.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.