I dehur e rrahë bashkëshorten, e bën për spital

Një grua ka marrë lëndime dhe ka marrë trajtim mjekësor pasi është rrahur nga bashkëshorti i saj në gjendje të dehur.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia.

Njoftimi i Policisë:

DHUNË FAMILJARE

Obiliq, 17.02.2021-22:13. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.