I dashuri i Dua Lipës feston ditëlindjen, këngëtarja i bën dedikimin e ëmbël

Modeli i njohur Isaac Carew ditën e sotme feston ditëlindjen dhe mbush plot 33 vjeç. Siç shumica prej jush mund ta dinë, këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa është e lidhur me modelin dhe ditën e sotme nuk mungoi një urim nga ana e bukuroshes për dashurinë e jetës së saj.

Ylli i muzikës me famë botërore ka publikuar një foto të Isaac kur ishte fëmijë dhe i ka bërë një dedikim mjaft të ëmbël: “33, Gëzuar ditëlindjen djali i ëndrrave!”

Rikujtojmë se Dua Lipa u lidh me modelin e famshëm Isaac Carew në vitin 2015-të dhe dyshja patën një romancë me njëri-tjetrin për dy vite me radhë. Sipas raportimeve, ata u ndanë në shkurt të vitit 2017-të me shumë mirëkuptim.

Mirëpo dashuria e tyre duket se ishte më e fortë se gjithçka tjetër, kështu ata u rilidhën sërish në qershor të vitit 2018-të. Ndërkohë aktualisht, janë më të lumtur se kurrë më parë.