“I dashur mik”, Ministri i Millosheviqit, Aleksandar Vuçiq i hedh ‘benzinë zjarrit’ – E uron Handken për Nobel

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, e ka uruar shkrimtarin austriak për marrjen e Nobelit në Letërsi.

Dhënia e këtij çmimi ka nxitur shumë reagime pasi Handke ka qenë mik dhe përkrahës i liderit serb, Sllobodan Millosheviq, i njohur si kasapi i Ballkanit. Edhe Vuciq, që ka qenë ministër i Millosheviqit, e ka quajtur mik shkrimtarin.

“I dashur mik, pranoni urimet e mia të sinqerta. Si laureat i Çmimit Nobel, ju jeni pavdekësuar. Ky çmim është një çmim për veprën tuaj të shquar letrare, për njohurinë dhe krijimtarinë tuaj, por edhe për cilësitë tuaja të pakrahasueshme morale, për guximin dhe dinjitetin, për luftën me idealet tuaja të një intelektuali të lartë”, tha Vuçiq në një urim për Handke.

“Serbia ju konsideron një mik të vërtetë dhe, unë do të jem i lirë të them se ne e ndjejmë çmimin tuaj Nobel si të fituar nga një prej nesh. Tani, me Ivo Andriç, ne po festojmë një tjetër fitues të Çmimit Nobel. Shpresoj, i dashur mik, për vizitën tuaj së shpejti në Serbi.”

Dhënia e çmimit për Handke ka shkaktoi një zemëratë të madhe publike. Kjo, sepse ai hapur ka dhënë mbështetjen e tij për regjimin Slobodan Millosheviçit gjatë luftërave në ish-Jugosllavi.