Dubrave

I burgosuri në Dubravë gjendet i varur në qeli

Një i burgosur në Burgun e Dubravës është gjetur i vdekur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se i burgosuri E. SH. është gjetur i vetvarur në krevatin e tij në një lartësi prej 1.5 metrash.

“I njëjti në dhomë ishte i vetëm dhe për të kryer vetvarjen ka përdorur shtratin e tij të dhomës. Kjo mënyrë e aktit të vetvarjes është mënyrë e paparë deri më tani për organet e SHKK-së , pasi që ato në rastet tjera kanë ndodhur kur akti i vetverjes është kryer në lartësi më të madhe , por kjo nga krevati me një lartësi me pak se 1.5 metër  është shumë habitshme”, ka njoftuar SHKK.

Tutje SHKK ka thënë edhe se do të punojë shumë ngushtë me organet tjera relevante që të zbulojë të gjitha arsyet e kësaj ngjarje.

“Me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues dhe atij mjekësor të qendrës, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur të kthejnë në jetë dhe si pasojë ai ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim të SHKK-së.

I burgosuri në fjalë ishte i dënuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po e hetojnë rastin, ndërsa SHKK ka filluar të bëjë hetimet procedurale dhe administrative, gjithashtu është themeluar Komisioni Hetimor Administrativ nga SHKK, i cili do të dal me Raport Administrativ Përfundimtar