I biri i ish-presidentit Thaçi i bashkohet fushatës së PDK-së në Skenderaj

I biri i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endriti, i është bashkuar fushatës së PDK-së në Komunën e Skënderajt, krah Sami Lushtakut e Fadil Nurës.

Këtë e ka bërë të ditur vet Sami Lushtaku përmes disa fotografive të cilat i ka ndarë në llogarinë e tij në facebook.

”Në Skenderaj, bashkë me Endrit Thaçin, të birin e Presidentit Hashim Thaçi”.

”PDK nuk thyhet”, shkruan mes tjerash Lushtaku.