I bie fasada Kalasë, punimet i kreu një kompani nga Beogradi dhe kushtuan 1.1 milion euro

Kalasë së Novobërdës i janë shembur gurët e fasadës ende pa u bërë katër vjet që nga restaurimi i saj.

Ka qenë kryetari i Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore, Izet Koçi, që ka reaguar i pari për këtë prishje, njofton Klan Kosova.

Koçi pretendon se ka pasur shkelje gjatë procedurave në përfundimin e këtyre punimeve.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=85&v=entgq83GtsM