Modelja Isabelle Eleanor është ndjerë e ofenduar nga një stjuardesë pasi ajo e kritikoi për veshjen e saj.
Sipas stjuardesës veshja e Eleanor ishte e papërshtatshme për fluturim.
‘Ju nuk mund të mbani veshur bikini teksa udhëtoni me avion’’ i tha stjuardesa ndërsa Eleanor po hypte në avion që fluturonte nga Gold Coast për në Melburn, Australi.
Modelja pretendon se ajo u ndje e poshtëruar pasi stuardiesa e detyroi atë të vishej.
Isabel mbante të veshur një bluzë të zezë të sipërme që i linte zbuluar bustin, barkun dhe një palë xhinse blu.
Stjuardesia u grind në sytë e gjithë pasagjerëve, duke e detyruar vajzën të vishte jelek ndërsa ecte në pistën e avionit.
Duke shprehur shqetësimin e saj të fortë në Instagram, Isabel shkroi se, në vitin 2021, secili prej nesh duhet të veshë atë që dëshiron.
Ajo konsideron se veshja e saj nuk ishte e papërshtatshme ose zbuluese, duke theksuar se do të trajtohej ndryshe nëse do të kishte gjoks më të vogël ose të ishte burrë.
Linja ajrore me kosto të ulët Jetstar nxitoi t’i kërkonte falje vajzës, duke theksuar se kishte një “keqkuptim” të politikës së linjës ajrore nga ana e stjuardesës.
Sidoqoftë, vajza e bëri atë subjekt duke informuar 50 mijë ndjekësit e saj në Instagram për atë që i ndodhi mes saj dhe stjuardesës.
Isabel nuk hezitoi dhe të tallej me ngjarjen pasi me ndihmën e teknologjisë ajo ngarkoi një foto të saj në Instagram, duke u frymëzuar nga veshja e famshme e senatorit Demokrat në Vermont, Bernie Saunders.









