I akuzuar për shumë vepra penale nga EULEX-i dhe gjykatat në Kosovë, Serbi e Maqedoni: Kush është Lirim Jakupi i dyshuari për vrasjen në Gjilan

Një person i moshës 50-vjeçare dyshohet se është vrarë nga dy persona, të cilët kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të të ndjerit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 në një kafiteri në Gjilan.

Deri më tani dy persona të dyshuar për vrasjen e Bakush Veselit, janë Faton Osmani dhe Lirim Jakupi, shkruan Gazeta Demos.

Por, kush është Lirim Jakupi i dyshuari për shumë vepra penale nga EULEX-i dhe gjykatat në Kosovë, Serbi e Maqedoni të Veriut.

Profili:

Luftëtari i tri luftave tona çlirimtare, Lirim Jakupi i dyshuar për shumë vepra penale nga EULEX-i dhe gjykatat në Kosovë, Serbi e Maqedoni e Veriut, pas mbajtjes vite të tëra në burg, më në fund është shpallur i pafajshëm dhe është liruar nga akuzat e pabaza.

Për veprat e kryera në Maqedoni gjatë periudhës shtator-dhjetor 2014, Lirim Jakupi, akuzohej nga EULEX-i.

Dhe ishte ngritur aktakuza për kryerje të vrasjes së rëndë, shkaktim të lëndimit të rëndë trupor dhe sulm kundër personave zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës.

Rasti sipas EULEX-it ka të bëjë me pretendimet që i pandehuri, në shtator dhe në dhjetor 2004, ka sulmuar dhe ka hapur zjarr ndaj zyrtarëve policorë në Shkup dhe në Tetovë duke i’u shkaktuar lëndime të rënda.

EULEX pretendon se Lirim Jakupi iku nga vendi i krimit.

Ai u arrestua në Kosovë në janar të vitit 2014 dhe prej atëherë ka qenë në paraburgim.

Ky ishte një hetim i përbashkët i kryer nga hetuesit e EULEX-it të njësitit të krimit të organizuar së bashku me prokurorët dhe hetuesit nga Republika e Maqedonisë ka sqaruar EULEX-i.

Lirim Jakupi qëndroi në burgjet e UNMIK-ut, në burgjet e Kosovës, EULEX-it, Maqedonisë, KFOR-it, Serbisë dhe kaloi nëpër shumë procese gjyqësore.