Pejë

I aksidentuari i natës së ndërrimit të motmoteve në Pejë në gjendje kome

Blerti Arrifaj është 21 vjeqari nga Peja i cili u aksidentua në natën e 31 dhjetorit 2021, nga një veturë me targa të huaja, në trotuar në qendër të qytetit.

Veton Loxha, familjarë(daja) i Arrifajt ka telefonuar redaksinë Peja në Fokus, i cili duke falënderuar redaksinë për raportimin e ngjarjes, ka treguar se, 21 vjeqari nga emergjenca ka kaluar ne repartin intenziv dhe është në gjendje kome.

Ndryshe, sot Policia e Pejës me anë të një raporti lidhur me rastin, për Peja në Fokus ka treguar se personi që ishte shkaktar i aksidentit është arrestuar.