I aksidentuari i dytë Egzon Kryeziu, ka nevojë për ndihmën tuaj

Egzon Kryeziu është aksidentuar më 29 dhjetor të vitit që e lamë pas, në aksin rrugor Ferizaj-Prishtinë.

Ai ka pësuar lëndime të mëdha trupore dhe vazhdon të jetë në gjendje të rëndë (pa vetëdije). Egzoni është 27 vjeç.

Familja e Egzon Kryeziut ka nevojë për ndihmë financiare, pasi shpenzimet për trajtimin e gjendjes së tij shëndetësore janë të mëdha.

Këtu gjeni informacionet se ku mund ta jepni kontributin tuaj.