I afrohet Kosovës edhe më afër varianti i ri shumë infektues i virusit

Një variant i ri i koronavirusit është shfaqur në Greqi, i sjellë nga gjashtë pasagjerë të ardhur nga Mbretëria e Bashkuar, sipas radios Skai.

Transportuesit e virusit ishin pesë shtetas grekë dhe një britanik, të cilët mbërritën në Greqi gjatë javës së Krishtlindjes.

Mutacioni i ri i koronavirusit ka treguar shkallë të lartë infektimi në Mbretërinë e Bashkuar.

Të gjashtë udhëtarët po ruhen në një hotel të caktuar për karantinë, sipas burimeve të radios.

Nuk u gjetën të infektuar të tjerë midis bashkudhëtarëve të tyre.

Vihet re se lloji i ri i virusit është shoqëruar me ngarkesë më të lartë virale, përhapje më të shpejtë dhe transmetueshmëri më të lartë deri në 70%. 

Tipi i ri mendohet se ka kontribuar deri diku në rritjen e rasteve në Evropë dhe, për pasojë, në rritjen e shtrimeve në spital.