Hyzer Rizani: Kështu do të duket Shtëpia e Kulturës në Lipjan

Kandidati për kryetar të Lipjanit nga PDk, Hyzer Rizani, në emisionin Frontal të T7, ka treguar se si do të duket Shtëpia e re e Kulturës në Lipjan, sipas projektit të tij.

Përmes një fotografie, Rizani ka prezantuar gjatë programin projektin se si do të duket Shtëpia e Kulturës në Lipjan.

“Kështu do të duket Shtëpia e Kulturës në Lipjan”, ka thënë Rizani.

Tutje, ai tha se edhe sheshit të Lipjanit do t’ia ndërrojë emrin, e gjithashtu do të ndërkojë teatër.

“Sheshin që do ta quajmë parku i lirisë. Do ta kemi edhe një teatër të hapur. Kjo që të tregojmë se Lipjani ka aktorë”, tha Rizani.