Hyzer Rizani dhe Herolind Kozhani ndërojnë heroin e kombit, Arsim Zeqirin

Hyzer Rizani, kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, sot e ka kujtuar heroin e kombin, Arsim Zeqirin, në përvjetorin e rëniës së tij.

“Sot, së bashku me ish deputeten Besa Ismajli dhe kolegë të Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Lipjan, në shenjë nderimi kemi vendosur buqeta me lule pranë shtatores së heroit Arsim Zeqiri në fshatin Hallaq i Madh. Lavdia e tij ishte e madhe, pjesë e idealeve me të cilat gatuhej shpirti liridashës i çdo çlirimtari. Jeta dhe vepra e Arsimit tashmë i takon traditës më të çmuar të kombit tonë si shembull i rrallë deri në përjetësi”, ka shkruar Rizani.

Në këtë përvjetor pjesëmarrës ishte edhe Herolind Kozhani, kandidat për Asamble nga radhët e PDK-së.

Kozhani në listën e votimit të PDK-së mban numrin 20.