Hyundai i ri debuton në Nju Jork

Prodhuesi korean do të paraqesë një makinë crossover në panairin e veturave në Nju Jork në prill, më të vogël se modeli Kona SUV.

Siç thonë në Hyundai, makina e re do të jetë në shitje në vitin 2020, dhe do të jetë më e lirë se modeli Kona.

Tani për tani, nuk dihet se në cilat vende do të shitet modeli më i ri, por do të jetë një nga modelet më të vogla të tregut të Amerikës së Veriut. Ju kujtojmë se modeli më i madh Hyundai Kona ka përmasat 4.165 / 1.800 / 1.549 mm.

Gjithashtu, mbetet për t’u parë nëse crossover i ri i vogël – përveç frontit – do të jetë në dispozicion me të gjitha boshtet.