Kompania e njohur koreano-jugore e veturave, Hyundai, sot në panairin e teknologjisë CES 2019 ka zbuluar veturën e saj më të re që quajtur Elevate.

Elevate do të ketë mundësinë që të ecë me shpejtësi prej 5 kilometra në orë, të ngjitet deri në 1.5 metra lartësi dhe po ashtu të kërcejë deri në 1.5 metra, transmeton Koha.net. Ky koncept ishte duke u zhvilluar këto tri vjetët e fundit dhe është zbuluar sot në CES 2019.