Hysni Gucati e Nasim Haradinaj, sot para Gjykatës në Hagë

Dhomat e Specializuara në Hagë do të mbajnë sot konferencën e radhës për ecurinë e çështjes në rastin Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Konferenca do të nisë në orën 15:00.

Gucati e Haradinaj akuzohen nga Specialja për pengim të drejtësisë.

Ata u arrestuan në fund të vitit të shkuar.