Hyseni takime në Itali, bisedon për dialogun Kosovë-Serbi

Koordinator Nacional për dialogun Kosovë-Serbi, Skender Hyseni po qëndron në kryeqytetin italian.

Hyseni ka shkruar se sot në Romë ka pasur një takim me Piero Fassino, kryetar i komisionit për politikë të jashtme me të cilin janë pajtuar plotësisht që dialogu duhet të përmbyllet me njohje reciproke.

“Ditën e dytë të qëndrimit në Rome, sot, në Parlamentin Italian u prita nga Piero Fassino, kryetar i komisionit për politikë të jashtme. Bëmë një bisedë të gjatë dhe të hapur për zhvillimet më të reja në Kosovë dhe rajon. Si në të gjitha takimet tjera edhe ketu në fokus të bisedës ishte dialogu Kosovë Serbi. Kishim pajtim të plotë me kryetarin Fassino se dialogu duhet te dinamizohet me qellim të përmbylljes sa më të shpejtë dhe normaliziit të plotë të raporteve midis Koosvës dhe Serbisë përmes njohjes reciproke si e vetmja zgjidhje e qëndrusheme afatgjate”, ka shkruar Hyseni në Facebook.