Regjistrimi

Hyseni: Procesi i regjistrimit në Gjilan ka përfunduar me sukses

Kryetari Alban Hyseni, ka takuar regjistruesit e popullsisë të komunës, të cilët e kanë zhvilluar procesin pa asnjë telashe.

“Procesi i regjistrimit në Komunën e Gjilanit, ka përfunduar me sukses dhe pa asnjë problem apo sfidë”, tha Alban Hyseni.

I pari i Gjilanit më tej tha se sot kanë ftuar ekipin e jashtëzakonshëm, që kanë udhëhequr këtë proces. “Ju jemi falënderues për angazhimin dhe punën tuaj të palodhur”, tha kryetari Hyseni.