Hyseni: Përmes Abdixhikut, Kurti dikton politikat e LDK-së

Sipas Skënder Hysenit, Lumir Abdixhiku është i paguximshëm karshi qeverisjes së Albin Kurtit. Prej kohësh, thotë Hyseni, VV dikton politikat dhe qëndrimet e LDK-së përmes njerëzve si Vjosa Osmani e Lumir Abdixhiku. Këta, sipas Hysenit, “LDK-në e kanë sjellë në nivel të AAK-së”, e jo ata që kundërshtonin instalimin e Vetëvendosjes përbrenda LDK-së.

Ish-zyrtari i lartë i LDK-së, Skender Hyseni, ka marrë shkas nga një deklaratë e kryetarit e LDK-së, Lumir Abdixhiku, për ta analizuar udhëheqjen e partisë nga ai.

“Si është e mundshme që një lider opozitar, Abdixhiku ia numëron gjitha atë mal dështimesh Kurtit, dhe në të njehtën kohë deklarohet kundër rrëzimit të kësaj qeverie, si qëndrim poltik partiak”, pyet Hyseni.

“Ka kohë që, përmes figurave si Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku dhe 4-5 antarë tjerë në Kryesinë e LDK-së, Albin Kurti dikton politikat dhe qëndrimet e LDK”, shkruan Hyseni.

Këta, zyrtari i LDK-së i bën fajtor që e kthyen partinë e tyre “në nivel të AAK-së”.

“Vota për zgjedhjen Vjosa Osmanit presidente dhe përkrahja e pakusht e qeverisë Kurti në misionin e tij shkatërrimit të çdo gjeje të ndërtuar deri më tani, LDK-në, e ka kthye në një formacion politik hibrid, që të mos them, patericë të VV-së. Këta janë ata që “LDK-në e kanë sjellë nivel të AAK-së” në zgjedhjet e fundit dhe askush tjetër. Sidomos jo ata që kanë bërë të pamundurën që mos të lejohet konsolidimi i bërthamës së VV-së në LDK”.