Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar se ka vazhduar mbështetja për fermerët në këtë komunë.
Hyseni ka treguar se në kuadër të përkrahjes janë bërë edhe shpërndarja e 72 motokultivatorëve.
“72 motokultivatorë me vlerë rreth 90 mijë euro, janë ndarë sot për fermerët përfitues”, ka thënë Hyseni, raporton Ballkani.info.
I pari i komunës, tregoi se me këtë projekt po vazhdon mbështetja rekorde e fermerëve të komunës sonë.
Kurse, drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Bajram Isufi, tha se në kuadër të planit të punës për këtë viti bënë edhe shpërndarjen e 72 motokultivatorëve për fermerët.
Më tej ai shtoi se këto pajisje do të kenë ndikim dhe lehtësim për bujqit në kryerjen e punëve.
“Ne do të jemi gjithmonë afër fermerëve, për t`i përkrahur ata me të gjitha kapacitetet”, tha Isufi./ Ballkani.info/
Njoftimi i plotë:







