Anëtari i Partisë Social Demokrate (PSD), Zgjim Hyseni, në një intervistë për Ballkani.info ka thënë se mbajtja e zgjedhjeve sivjet është një propagandë e partive opozitare në vend.
Ai ka treguar se nuk sheh asnjë indikacion që me u mbajtur zgjedhjet këtë viti sepse të gjitha marrëveshjet e arritura do të zbatohen nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
“Unë nuk e shohë as një indikacion për zgjedhje. Këto llafe për zgjedhje janë pjesë e propagandës së partive opozitare që duan të mbajnë njerëzit me shpresë që po ndodhin zgjedhjet dhe po ndodhë diçka. Por ka me pas zbatimi të marrëveshjes me Serbinë dhe nuk ka me pas zgjedhje, sepse nuk ka asnjë arsyeje që ketë zgjedhje në Kosovë”, ka thënë ai.
Sipas tij, zgjedhjet e nënkuptojnë një shkak pse duhen mu mbajt. “Procesi i dialogut po shkon dhe drejtë zbatimit të marrëveshjes, ka me pasur zbatim të marrëveshjes së Asociacionit dhe nuk ka me pas zgjedhje. Po më doket shumë hipotetike me diskutu se kush merr pjesë apo qysh ndodhë. Kurti i ka harxhuar kreditë për me bë ndonjë veprim në proces të dialogut”, ka thënë ai.
Hyseni ka treguar se nëse mban zgjedhjet siç po flitet në mars të vitit 2024-të, PSD do të hyjnë garës, por nuk ka treguar se me cilën parti do të bëjë koalicion parazgjedhor.
“Nëse ne kemi me marrë pjesë në zgjedhje mundemi me ditë kur ka proces zgjedhor. Ne duam me marrë pjesë në zgjedhje për shkak se ne besojmë që Kosovës i duhet një opozitë qysh tenton me bë PSD-ja. Mirëpo vendimet se qysh dhe tek nuk mundemi me i thënë tash”, ka thënë ai.
Në vazhdim ndiqeni një pjesë nga intervista e Zgjim Hysenit për Ballkani.info:







