Ish-ministri

Hyseni: LDK po hesht, Isa Mustafa do duhej të ishte i fundit që detyrohet të vetëmbrohet

Ish-ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës nga radhët e LDK-së, Skënder Hyseni, thotë se qeveria e Kosovës, me ‘çdo gjë po mundohet ta sulmojë të ndritshmen e kaluar të vendit’.

Duke iu referuar sulmeve të zv/km Besnik Bislimi ndaj Isa Mustafës mbrëmë, gjatë një interviste televizive në televizionin publik, Hyseni ka kritukuar udhëheqësinë aktuale të LDK-së.

‘Me paturpësinë më të madhe, regjimi i Kosovës, me synim rrënimi të çdo gjëje, po sulmon të kaluarën e ndritshme të këtij vendi. Ndërsa LDK apo Rruga e re siç e kanë për qef të quhen po heshtin.

Isa Mustafa do duhej të ishte i fundit që detyrohet të vëhet në mbrojtje të punës së tij të mirë, të vërtetës!’