Zgjim Hyseni, anëtar i PSD-së, ka komentuar pranimin e draft-statutit të Asociacionit nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Hyseni ka kritikuar LVV-në, duke shkruar se përveç që nuk ka as reformë, as barazi, tash ka edhe “Zajednicë”.

“As reformë, as mirëqenie, as barazi. Bile as meritokraci. Tash edhe “Zajednicë”. E pse jeni ma t’mirë ju?”, ka shkruar Hyseni.

Postimi i plotë:

As reformë, as mirëqenie, as barazi. Bile as meritokraci. Tash edhe “Zajednicë”. E pse jeni ma t’mirë ju?

Jemi ma t’mirë se jem Na. Sa t’trashet edhe pak zullumi n’pare e n’luks, epërsisë morale që njerëzit e VV-së ndjenjë karshi tjerëve ka me i mbetë veç racizmi kulturor, thelbi i vet.