Kryetari i Gjilanit

Hyseni: Kemi ngritur pagat prej 60 euro për secilin prej 290 punëtorëve të ndërmarrjes “Tregu”

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, në konferencën për media të së premtes, ka bërë të ditur se pas takimit me përfaqësuesit e punëtorëve të ndërmarrjes publike lokale ”Tregu”, kanë vendosur që t’i rrisin pagat për 290 punëtorët e saj me nga 60 euro për secilin punëtor.

“Nga ajo që jemi dakorduar bashkërisht është ngritja e pagës neto prej 60 euro, ndërkaq jemi dakorduar që deri në qershor të këtij viti të takohemi prapë, në mënyrë që të mund të shqyrtojmë opsionin e ngritjes së pagës edhe për 60 euro të tjera neto për secilin punëtor, në mënyrë që të arrijmë t’i nivelizojmë pagat e punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje, të cilët e kryejnë të njëjtin shërbim me punëtorët e sektorit të arsimit”, tha Hyseni.

BONUS VIDEO: Përmbledhje nga demolimi që Kurti ia bëri rrenave dhe propagandës së Vuçiqit në OKB