Hyseni, Abdixhikut: Ndale turrin, mos iu bashko korit idiotesk kundër meje

Ish-zyrtari i lartë iLDK-së, Skënder Hyseni, është nervozuar me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixikun.

Hysenit nuk i ka pëlqyer që i pari i LDK-së mbrëmë në një intervistë është marrë me të.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka kërkuar nga Abdixhiku që të ndalet dhe të mos merret me të.

Ndale turrin Lumir! Lumir Abdixhiku sërish qenka marrë me “armiqët e brendshëm” të LDK-së. O tempora o mores! Në nëntor, pas një kritike që i kisha bërë politikës konfrontuese e izolacioniste të binomit Kuti-Osmani, Lumir Abdixhiku kishte lëshuar një komunikatë të tipit ekskomunikues komunist kundër meje. Kjo ishte komunikata e Lumir Abdixhikut kundër meje: ‘LDK jo vetëm që distancohet nga gjuha e tij, por LDK ka dy vite që është e distancuar nga mendësia e tillë politike. Është për habi, gjithsesi, se si figura pa fuqi politike e partiake sot, zënë hapësira mediale e kontaminojnë diskursin publik’”, ka shkruar Hyseni.

Ai ka vlerësuar se Abdixhiku po i bashkohet korit të Kurtit dhe Osmani kundër tij.

Shtrohet pyetja pse ndjente nevojë Lumiri t’i bashkohej korit idiotesk të qarqeve të Albinit e Vjosës kundër meje, në kohën kur unë as që i kisha ba çfardo reference Lumirit, e aq më pak LDK-së! Pse?! Në një studio televizive mbrëmë, Lumiri paska thënë: ‘Nuk kam besuar kurrë që Albin Kurti dhe Skender Hyseni do të bëhen bashkë kundër meje (demek kundër Lumirit) dhe LDK-së’. Këtë marrëzi të Lumirit nuk do ta ‘nderoja’ me asnjë koment tjeter pos “marrëzi”. Nëse asgjë tjetër, opinioni e di fort mirë qëndrimin tim ndaj Albin Kurtit dhe VV-së dhe politikave shkatërruese të tyre. Ashiqare Lumiri paska problem me sytë dhe me sensin e gjykimit! Nuk ndjej nevojë unë kurrë të jem kundër Albin Kurtit si person, por jam dhe duket do të jam egërsisht dhe përjetësisht kundër politikave shkatrrimtare të Kurtit”, ka shkruar Hyseni.