Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Hysen Durmishi, me numër 24 në listën zgjedhore, ka ndarë një mesazh emocional dhe frymëzues për motivimin e tij personal dhe politik.
Në një postim, Durmishi ka theksuar se fëmijët e tij, Dielli dhe Hana, janë forca që e shtyjnë të besojë, të mos dorëzohet dhe të angazhohet çdo ditë për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë, jo vetëm për ta, por për të gjithë fëmijët e Kosovës.
“Angazhohem çdo ditë që të gjithë fëmijët të kenë një të ardhme më të drejtë dhe më të mirë,” ka shkruar ai, duke e lidhur motivimin personal me misionin e tij publik.
Durmishi ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e pakushtëzuar, duke e cilësuar atë si forcë shtesë në rrugëtimin e tij politik.







