Hysen Durmishi emërohet zv.ministër në Ministrinë e Infrastrukturës

Hysen Durmishi nga Lëvizja Vetëvendosje është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministri e udhëhequr nga Liburn Aliu, merr vesh Ballkani.info nga burimet brenda ministrisë.

Durmishi kishte garuar për deputet nga lista e Vetëvendosjes, por nuk ka arritur t’i marrë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur deputet.

Më herët Durmishi ishte edhe drejtor i Infrastrukurës në Komunën e Prishtinës./Ballkani.info./