“Hyrja në Prishtinë me pagesë”, Shpend Ahmetit i reagojnë nga Vetëvendosje

Deklaratat se hyrja në kryeqytet mund të bëhet me pagesë nuk i kanë pëlqyer partisë së Albin Kurtit.

Arbër Zaimi, anëtar i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje ka shkruar në Facebook se në Prishtinë duan që ta bëjmë me pagesë.

“Për të shkuar në Tiranë nga veriu duhet të paguash traun e Kalimashit, 5 euro hyrja e 5 euro dalja, e nga jugu po mendojnë ta bëjnë të njëjtën punë, në rrugën për Elbasan, atë Fier-Vlorë e atë të Gjirokastrës. Ndërsa Prishtina po mendon zgjidhje më praktike, pak rëndësi ka se nga cila udhë vjen, do të paguash veç pse ke nderin ta shkelësh dheun e Prishtinës”, ka shkruar ai.

“Ata janë periferikët, njerëzit e fshatrave e qyteteve të tjera, që “elita” e pushtetit i do veç për votë, se kështu s’ka dëshirë t’i shohë me sy nëpër rrugët pranë zyrave e vilave të veta luksoze”, thotë Zaimi.