video

Hyri gabim në veturë të huaj, aktorja tregon si ndodhi

Aktorja kosovare, Shengyl Ismaili është njëra ndër figurat më të dashura për publikun.

Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në T7 ku edhe ka rrëfyer eksperienca nga jeta e saj private dhe profesionale.

Aktorja tregoi edhe një ngjarje të sikletshme, kur gabimisht u fut në një veturë të huaj.

“Njëherë erdh shoqja me m’ marrë, dhe krejt çka unë di osht që e ka kerrin e zi…erdh një kerr edhe unë tu mëndu që shoqja, veç e kom qelë derën edhe kom hi”, tha aktorja.