Hynë me forcë në shtëpi, vodhën mjete pune

Një vjedhje e rëndë ndodhi edhe në Mitrovicë të Veriut në orët e pasdites së djeshme.

Një person ka raportuar në polici se të dyshuar të panjohur më forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij, me ç’rast kanë demoluar dhe kanë vjedhur disa mjete pune.