Hyn në spital dhe plagos rëndë 3 persona, ja si nisi sherri i përgjakshëm në Fier

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mbrëmje në Fier.

Një person i armatosur ka hyrë në Urgjencës e Spitalit duke lëshuar një breshëri plumbash dhe duke lënë 3 persona të plagosur rëndë.

Shkak për ngjarjen e rëndë dyshohet një sherr mes palëve, ngjarje e ndodhur në fshatin Levan.

Agresori, emri i të cilit nuk bëhet ende i ditur, i ka ndjekur deri në spitalin e qytetit të lënduarit, ku edhe ka lëshuar breshërinë e plumbave.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

loading…