Hykmete Bajrami thotë se buxheti aktual s’lejon investime kapitale

Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka thënë se Kosova s’mund të bëjë asnjë investim nga buxheti i Shtetit. Ka thënë se për të bërë investime të tilla mund të bëhen vetëm duke marrë kredi.

“Te hyrat e rregullta te buxhetit 2019 jane 1.9 miliarde prej kesaj 1.4 miliard shkojne ne paga dhe transfere sociale, 500 milion euro jane per mallra e sherbime dhe investime kapitale. Çdo investim tjeter do te behet me kredi, thjeshte tenderat e kesaj kohe, korrupcionin kane me e pagu gjeneratat e ardhshme”, ka shkruar Bajrami.

Ajo ka thënë se për dhjetë vitet e ardhshme s’do të mund të riparohen dëmet që i janë shkaktuar buxhetit dhe Shtetit të Kosovës nga Qeveria e Ramush Haradinajt.

“E kemi marre teposhetzen fort, nje dekade ka me na u dashte me dale ne piken zero”, ka shkruar Hykmete Bajrami.